Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Rama kërkoi ballafaqim gjyqësor me GJKKO”/ Avokati Rumano: Jemi ankuar për sistemin represiv gjyqësor

schedule20:18 - 9 Dhjetor, 2025

schedule 20:18 - 9 Dhjetor, 2025

Avokati Gentian Rumano thotë se padia e kryeministrit Edi Rama për pezullimin e zv.kryeministres Belinda Balluku, është një ballafaqim gjyqësor me GJKKO.

Në emisionin “Real Story” në ABC News, Rumano u shpreh se prej disa vitesh, avokatët janë ankuar për sistemin represiv gjyqësor.

“Unë e kam parë si një veprim nga ana e kryeministrit, që ka kërkuar një ballafaqim gjyqësor me GJKKO. Mendoj se kryeministri ka bërë publike artë që ka dashur të paraqesë në gjykatë. Si ideatori dhe promotori i drejtësisë se re, domosdoshmërisht, jo vetëm për shkakun se do konsiderohej si ndërhyrje në pushtetin ekzekutin, por kam mendimin që kryeministri i vendit i ka dëgjuar ankesat që kemi pasur ndaj sistemit. Qasja jonë, kundër kësaj situate, kërkonim që zëri jonë të përplasej diku dhe të kishte një reagim. Ligji parashikon disa lloje masash. Fryma që duhet të ndiqej nga SPAK dhe GJKKO, me masat e sigurimit, por deri te gjykimi, nuk do kishim opinion ose ankesa, sepse i takon gjykatës për të vlerësuar se cila duhet të jetë masa. Drejtësia duhet të veprojë në rast se cënohet jeta e çdo njeriu.”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!