Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se heqja e taksës për bizneset e vogla nuk nënkupton nxjerrjen e tij nga sistemi.
Ai tha se do të rritje të taksave për bizneset e mëdha, ndërsa shtoi edhe se tashmë penalizimet për shkeljet dhe evazionin do të jenë shumë të forta.
“Nuk kemi kërkuar ne qëndrim, ka ndryshuar Shqipëria. Nëse dje do kishim marrë një tjetër rezultat unë nuk do ta thosha këtë sot. Pse nuk e thamë që në fillim edhe për tatim-fitim edhe për TVSH-në.
Heqja e taksës dhe tatim fitimit nga shpatullat e biznesit të vogël, nuk do të thotë nxjerrjen e tij nga sistemi dhe detyrimin e tij për të qenë rrjeti më i madh. Kjo do të shoqërohet me një sistem që nuk përjashton fiskalizimin biznes-biznes. Ky do të jetë hapi i parë. Që do të thotë se biznesi i vogël nuk do të jetë më si ato kutitë që hap një del një tjetër por filtri. Principi është ky. E thashë këtë si shembull.
Ajo që ndodhi dje sjell garanci për investimet që ne do të bëjmë në vend. Programi Shqipëria 2030, është tranversal. Të gjitha këto bëhen në një bazë financimi. Ne besojmë se ajo që do humbasim nga taksat nuk është e vogël por nuk është humbje.
Nga ana tjetër do të rrisim aftësinë kontrolluese mbi të mëdhenjtë. Ne i kemi rritur taksat për të mëdhenjtë. Nuk e shikojmë si rritje taksash rritjen e të ardhurave. Edhe amnistria fiksale është pjesë e kësaj që nesër penalizimet do të jenë shumë më të forta për shkeljet dhe evazionin”, tha Rama./abcnews.al