“Karta e studentit miratohet në fund të 2019-ës”. Këtë deklaroi Kryeministri Edi Rama në një konferencë për shtyp, ku ka bërë publike vendimet e qeverisë në lidhje me 8 kërkesat e studentëve.
“Karta e studentit. Situata dihet që Shqipëria nuk ka traditë në ofrimin e mundësive për studentët. Ishte një premtim legjendar. Kemi nisur një proces me Komisionin Evropian, se mendojmë që përfshirja e studentëve është ajo që i jep përmbajtje. Në tetor kemi lidhur marrëveshjen dypalëshe me institucionet e shërbimeve arsimore në Francë dhe po punojmë për përfshirjen e Shqipërisë në rrjetin e vendeve që marrin kartë studentore europiane. Procesi ka kërkuar kohë, por Ministria e Arsimit do bëjë publike dhe brenda janarit 2019 janë dy vendim që do miratohe. Fundi i 2019-ës është afti i realizimit”. /abcnews.al