Rama ditën e sotme në bashkëbisedimin me gazetarët, ka komentuar fillimisht kandidatët për qeverisjen vendore në 61 bashki. Sipas Ramës ata janë kandidatët më me potencial për një qeverisje vendore të re.
“Dua të komentoj procesin e të regjistruave për kandidatët e 61 bashkive dhe për ato të këshillave bashkiakë. Besoj se kemi finalizuar një ekip të mirë dhe besoj se i kemi dhënë një mundësi të mirë komuniteteve që do të votojnë në 30 qershor, duke konfirmuar disa kandidatë që kanë bërë punë të lavdërueshme. Më vjen shumë mirë, që kemi vendosur para gjykimit të qytetarëve skuadra të këshillave me 50% gra e vajza dhe 50 % me burra e djem, në të gjithë territorin. Jam shumë i kënaqur për kandidaturën e propozuar në Shkodër e Kukës. Kam shumë besim se në tërësi kandidaturat në zonat ende më të prapambetura, të thella, të vendit, si Tropoja e Konispoli janë kandidatura që meritojnë të konsiderohen me vëmendje dhe të votohen nga shumica e komuniteteve përkatëse. Në Durrës kemi vendosur kandidaturën dhe besojme të fuqia e gruas, zonjë që rreth 6 vjet ka drejtuar tatimet e republikës në zonën e Durrësit dhe për të cilën asnjëherë nuk ka patur ankesa dhe nuk është përfolur. Një ekonomiste e zonja e cila është e njohur në gjithë familjen tonë politike. Kemi bërë zgjedhjen e duhur edhe për bashhkinë e Devollit, i cili ka një potencial të madh ende të pashfrytëzuar. Edhe në bashkitë që nuk kemi qeverisur kemi arritur të bëjmë zgjedhjet e duhura”, deklaroi Rama./abcnews.al