Në konferencën për mediet në selinë e PS, kryeministria Rama tha se ka udhëhequr reformën më të madhe në Republikën e Shqipërisë që nga koha e Mbretërisë. Kryeministri u shpreh se PS nuk e ka detyrim të bëjë punën e drejtësisë.
Rama: Kjo nuk është puna jonë në radhë të parë se është habi e madhe të flitet me këtë gjuhë. Kush na e ka ngarkuar ne? Na e ka ngarkuar Kushtetuta, populli? Jo, ne nuk kemi detyrë të bëjmë punë te drejtësisë. Se çfarë kam bërë unë po e them pa asnjë dyshi, kam udhëhequr reformën më të madhe të drejtësisë në Shqipëri. Edhe të mbretërisë po të doni, para se të ishte Republikë. Të cilën e kemi bërë ne me mbështetjen e BE dhe SHBA. po të mos donim ne dhe po mos isha në një gjatësi vale me liderët e tjerë apo të vegjël të politikës shqiptare kjo nuk ndodhte, ta harronit. PS nuk bën politikë me draftin e reformës.
Lexo edhe: Reagimi i fortë i amerikanëve, Rama pas deklaratave: Kërkesa për hetim ndaj “non gratave”, nuk është ndërhyrje në drejtësi
Mund ta kishim torrolisur në një farë feje që çfarë të them. Unë e kam thënë ditën e parë dhe i kam qëndruar asaj që them. Unë nuk jam ekspert. E vetmja që gjë mund të garantoj është që PS nuk bën politikë me draftin e reformës.
Unë nuk mund të rri dhe të pres çdo 21 janar para atyre njerëzve që vijnë edhe fillojnë më shohin në sy dhe ata nuk e thonë. Por unë jam i bindur që e mendojnë, që ja edh Edi Rama nuk e ka mendjen tek plaga jonë më dhe ne jemi shitur nga të katërta anët. Pse për çfarë jetoj unë këtu, për medalje paanshmërie?! Ky vend është interesant shumë, sa më urtë të jesh aq më kollaj të godasin dhe të japin mend, sa më shumë të bësh rolin e qenit aq më shumë thonë mos e ngacmo se do na kafshojë./abcnews.al/