“Rama ka pranuar humbjen”, Basha: Kërkon të bashkëqeverisë, por pa ikur ai s’ka ndryshim

schedule17:21 - 15 Prill, 2021

schedule 17:21 - 15 Prill, 2021

Kreu i Partisë Demokratike edhe një herë i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama për një bashkëqeverisje të mundshme mes PS-së dhe PD-së pas zgjedhjeve të 25 prillit.

Basha ka thënë se me këtë kërkesë Rama e ka pranuar humbjen, por sipas kreut të PD-së koha e tij ka mbaruar. Ai ka ftuar të gjithë qytetarët që të votojnë nr.9 më 25 prill që identifikon Partinë Demokratike dhe Aleancën për Ndryshim.

“Rama e ka pranuar humbjen. Tani kërkon të bashkë qeverisë. Dua ti them nga Kombinati se nuk ka ndryshim për shqiptarët pa u larguar Edi Rama. Ndryshimi do vijë përmes përkushtimit dhe aleancës për Ndryshim. Votoni nr.9. Për të bërë ndryshimin e mundur për të gjithë ju. Çfarë duhet të votoni. Për ndryshimin votoni nr.9.” tha Basha.

Kujtojmë se më herët Rama është shprehur se nuk e përjashton mundësinë për të bashkëpunuar me Bashën në të ardhmen pro me kusht që ky i fundit të largohet nga Sali Berisha dhe Ilir Meta. E.L/abcnews.al/