Sondazh

Protestat e Sali Berishës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Rama ka në xhep ‘kartën e djeshme’ të SHBA dhe të Trump”/ Leka: Protesta? Nëse dhuna përshkallëzohet, i faturohet opozitës!

schedule13:45 - 20 Shkurt, 2026

schedule 13:45 - 20 Shkurt, 2026

Analisti Martin Leka në një intervistë në “NewsLine” në “ABC News”, komentoi vizitën e kryeministrit Edi Rama në Bordin e Paqes në Washington.

Gjatë intervistës ai theksoi se vizita e Ramës, është një ngjarje e shënuar dhe se kryeministri tregoi guxim me fjalimin e tij, duke sjellë në fokus edhe çështjen e UÇK.

I ndalur te opozita, analisti Leka tha se është e qartë tashmë që problemi kryesor është “non-grata” e Sali Berishës.



“Nga pikëpamja e jashtme fjalimi i Ramës në Washington është ngjarje e shënuar sepse për herë të parë kryeministri i Shqipërisë shfaq disa probleme. Foli për udhëheqësit e UCK, duke u fokusuar të presidenti Thaçi dhe 3 komandantët e tjerë që po gjykohen në Hagë. Fakti që e bëri në një tribunë të rëndësishme ndërkombëtare tregon guxim dhe largpamësi në politikën e jashtme të shtetit shqiptar. Ndërsa në planin e brendshëm mendoj që ka përpjekje për ta relativizuar vizitën e zotit Rama, por kjo nuk duhet ë jetë kështu. Opozita e kryesuar nga non grata, Sali Berisha ka akuzuar Ramën se nuk shkon dot të Uashington, se nëse shkon arritën deri të arrestimi…Por Rama shkoi vetë atje, u takua me Trump. Dhe alibia e tyre ra”, u shpreh analisti Leka.

Më tej nënvizoi se vizita e Ramës në Washington ishte edhe një përgjigje për të gjithë ata kritikë që besonin se ‘Rama me të kaluar oqeanin do të arrestohej’.

“Pra duhet thënë se atje ka shkuar kryeministri i Shqipërisë. Këta harrojnë deri aty sa në përpjekje për të relativizuar gjëra të tilla edhe në studio serioze në i shmangemi thelbit të problemit, dhe në ndjesë që e them shkojnë deri te organet gjenitale dhe jo te thelbi që përfaqësohet. Rama duhet thënë se dallohet për fjalën artikulimin. Presidenti Trump i përmendin Hagën. Unë theksoj se e gjitha kjo ngjan me një deklaratë po kaq të guximshme vite më parë në Serbi, kur zoti Rama i përmendi Vuçiç faktin që Kosova është e pavarur dhe kjo ishte e pakthyeshme. Dhe një deklaratë e tillë në atë kohë ishte e guximshme, siç ishte edhe ditën e djeshme dhe kjo duhet të ishte përshëndetur nga të gjithë. Pra opozita duhet të mësohet se kur kryeministri kushdo qoftë shkon jashtë dhe mbron të drejtat e shqiptarëve, duhet të gjejë kurajën dhe forcën ta përshëndesë”, tha mes të tjerash ai.

Një koment e bëri, edhe për protestën e PD, duke u shprehur se opozita duhet të deklarohet kundër dhunës dhe se protestat e dhunshme nuk i mbështesin as ndërkombëtarët.

“Nëse dhuna përshkallëzohet humbja i faturohet opozitës. Opozita duhet të jetë e përgjegjshme të distancohet nga aktet e dhunës. Dhe në planin e brendshëm nuk mendoj se fiton pikë duke organizuar dhunë sepse Rama që në këtë rast është target kryesor ka në xhep “kartën e djeshme” të SHBA dhe presidentit Trump”, tha Leka./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!