Rama jep njoftimin për bizneset: Gati vërtetimi online në e-Albania

schedule20:10 - 19 Prill, 2020

schedule 20:10 - 19 Prill, 2020

Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se për të gjithë bizneset e miratuara që të rifillojnë aktivitetin e tyre është gati vërtetimi online në portalin e-albania.

Shefi i qeverisë përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka postuar një video në të cilën tregohet rruga se si duhet aplikuar.

Ndërkohë bën edhe njëherë thirrje për kujdes nga bizneset, duke sqaruar se vërtetimi merret vetëm njëherë dhe duhet të jetë i disponueshëm në mjedisin e biznesit kur zhvillohet një procedurë kontrolli.

Lexo edhe:Rama: Lista e bizneseve të lejuara te e-Albania, do hapen të tjera në 27 prill ose 3 maj

Ai paralajmëron se mosdisponimi i vërtetimit si biznes i miratuar nga ministria e shëndetësisë apo moszbatimi i protokollit përkatës të sigurisë, sjellin pasoja administrative dhe penale.

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/3013430645366822/

Postimi i plotë:

? Gati vërtetimi online në e-albania për të gjitha bizneset e miratuara për hapje nga ministria e shëndetësisë duke nisur nga java që vjen (20 – 26 prill).

Ky vërtetim merret vetëm një herë!

? Kujdes!

Ky vërtetim duhet të jetë i disponueshëm, në mjedisin e biznesit kur zhvillohet një procedurë kontrolli.

? Bizneset e hapura të zbatojnë përpikmërisht protokollin e sigurisë që është i publikuar në e-albania sipas kategorisë përkatëse

* Nëse nuk keni një llogari ekzistuese të biznesit tuaj në e-albania, lutemi të kryeni hapjen e saj duke u identifikuar si Administrator me kredencialet tuaja.

Klikoni butonin Regjistro një biznes.

Plotësoni të dhënat që Ju kërkohen.

Për të gjeneruar vërtetimin, mjafton të identifikoheni në llogarinë e biznesit në e-albania me nipt-in tuaj dhe të përzgjidhni shërbimin “Vërtetim për aktivitet ekonomik të hapur”.

Pasi të klikoni butonin “Përdor”, menjëherë në ekran do t’ju shfaqen të dhënat e biznesit tuaj dhe mesazhi nëse subjekti Juaj lejohet ose jo të ushtrojë aktivitetin në këtë periudhë.

Klikoni butonin “Dërgo” dhe vërtetimi do të vijë menjëherë në adresën e email-it të biznesit që është regjistruar në platformën e-albania.

Para se të mbyllni dritaren e konfirmimit në e-albania, lutemi të lexoni me vëmendje protokollin e sigurisë, që duhet të zbatojnë bizneset e hapura.

Ruani veten, punonjësit Tuaj dhe konsumatorin!

Përdorni e-Albania

? MOSDISPONIMI I VËRTETIMIT SI BIZNES I MIRATUAR NGA MINISTRIA E SHËNDETËSISË APO MOSZBATIMI I PROTOKOLLIT PËRKATËS TË SIGURISË, SJELLIN PASOJA ADMINISTRATIVE DHE PENALE. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!