Rama jep lajmin e rëndësishëm për fermerët: Ka nisur procedura ligjore për naftë pa taksa

schedule08:08 - 1 Dhjetor, 2020

schedule 08:08 - 1 Dhjetor, 2020

Kryeministri Edi Rama mëngjesin e kësaj të marte e ka nisur me lajmin se procedurat ligjore për naftë pa taksa për fermerët ka nisur.

Shefi i qeverisë përmes një video të postuar në Facebook shkruan se ka filluar procedura ligjore për naftë pa taksa për të gjithë fermerët e pajisur me NIPT ka nisur me garën e shpallur nga Ministria e Bujqësisë.

“MIRËMËNGJES

dhe me lajmin që procedura ligjore për NAFTË PA TAKSA për të gjithë fermerët e pajisur me NIPT ka nisur me garën e shpallur nga Ministria e Bujqësisë, si edhe me nxitjen për të gjithë fermerët e papajisur me NIPT, që të nxitojnë ta marrin, ju uroj një muaj të mbarë”, shkruan Rama.e.su./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!