Kryeministri Edi Rama ka dhënë një lajm shumë të mirë për shqiptarët në Itali.
Përmes një postimi në “Facebook”, ai shprehet se nesër ministrja e Jashtme Olta Xhaçka zyrtarizon në Romë marrëveshjen për lejet e drejtimit të shqiptarëve në Itali.
Ndër të tjera, Rama tregon se po punohet edhe për marrëveshjen e pensioneve.
“Nesër ministrja Olta Xhaçka zyrtarizon në Romë marrëveshjen për lejet e drejtimit të shqiptarëve në Itali.
Më në fund! Falë Luigi di Maio dhe të gjithë atyre që punuan me durim për të arritur në këtë pikë.
Tani me marrëveshjen për pensionet e shqiptarëve në Itali, qytetarët model që nderojnë miqësinë vëllazërore mes Italisë dhe Shqipërisë, kanë punuar fort për të kontribuar për ekonominë italiane kaq e kaq vite”, ka shkruar ai./abcnews.al
?⚪️?⚫️ LAJM I MIRË
Nesër ministrja Olta Xhaçka zyrtarizon në Romë marrëveshjen për lejet e drejtimit të shqiptarëve në…
Posted by Edi Rama on Wednesday, 10 March 2021