Rama: Jemi në drejtimin e duhur për korridorin digjital mbështetur në teknologjinë 5G

schedule12:01 - 2 Tetor, 2020

schedule 12:01 - 2 Tetor, 2020

Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e përbashkët të dy qeverive, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama është ndalur tek ndërtimi i korridorit digjital Prishtinë-Tiranë mbështetur në teknologjinë 5G.

Rama në fjalën e tij ndër të tjera ka theksuar se kriza e Covid nuk e ndali bashkëpunimin midis dy vendeve, që falë marrëveshjeve të arritura më herët shënuan niveli më i lartë i shkëmbimeve tregtare.

Kriza nxori në pah dobësitë dhe pikat e forta. Ky është fakt, por fatkeqësisht pak kush ose askush se ka marrë mundimin të flasë që si rezultat konkret i lehtësimit të barrierave është shënuar rritje e shkëmbimeve tregtare. Vitin e kaluar ka bërë që bashkëpunimi ekonomik të arrijë kuotat më të larta, rreth 305 milion euro.

LEXO EDHE: Rama: Dialogu me Serbinë në rrugën e duhur, mos liberalizimi i vizave për Kosovën turp i BE-së

Morina gjatë gjithë pandemisë ka funksionuar. Qarkullimi i mallrave s’ndali asnjë sekondë mes vendeve tona. Pika tjetër me theks është ndërlidhja digjitale dhe hekurudhore. Hap të rëndësishëm do hedhim sot në këtë drejtim. Ky hap do kërkojë kohën e vetë, por shkon paralel me atë që po realizojmë: një port të përbashkët në Durrës të Shqipërisë dhe Kosovës dhe gjithë rajonit që e kërkon vetiu një lidhje të shumëfishtë përfshi edhe hekurudhën.

Së shpejti pas një odiseje të gjatë në labirintet e BB nisim ndërtimin e hekurudhës Tiranë-Durrës dhe ky hap shkon në drejtimin e duhur për të zhvilluar korridorin digjital Prishtinë Tiranë mbështetur në teknologjinë 5G. Bëj me dije për kryeministrat e rajonit që të shohin mundësinë për teknologjinë 5G, rrjet i sigurt, por që duhet të shikojmë për alternativën e duhur. Kapacitetet energjetike, edhe kjo një temë që duam ta çojmë përpara drejt një integrimi jo vetëm të strukturave por edhe politikës energjetike”, është shprehur Rama.

Gjithashtu Rama ka theksuar se me qeverinë e Kosovës po diskutojnë në lidhje me kapacitetet energjitike të dy vendeve dhe në kuadër të bashkëpunimit duan që ta çojnë përpara jo vetëm të strukturës por edhe politikat energjitike.e.su./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!