Rama ironizon nga Kosova “keqadashasit” e “Ballkanit të Hapur”, zbulon marrëveshjen me qeverinë e Prishtinës që u shty

schedule19:57 - 19 Qershor, 2022

schedule 19:57 - 19 Qershor, 2022

Një ditë para mbledhjes se dy qeverive Kosovë-Shqipëri, kryeministri Edi Rama gjatë vizitës në një sipërmarrje në Kosovë komentoi çështjen e Ballkanit të Hapur.

Rama tha secili do ta merrte atë që i takon. Me ton irionizues Rama tha se është për të qeshur e për të qarë kur disa e tretojnë nismën e Ballkanit të Hapur si instrument që Serbia do ta përdorë për të marrë tregun.

”Është shumë për të qeshur dhe për të qarë kur Ballkanin e Hapur, e trajtojnë si një instrument që do marri Serbia tregun. Por, po të shikosh volumin tregtar të Serbisë, rritjen më të madhe e ka këtu. Pavarësisht gjithë pengesave, problemeve, dhe gjithë marrëdhënieve që janë dhe në këtë rast përgjegjësia është në anën e Serbisë është në anën e Kosovës. Praktikisht volumi më i madh tregtar është këtu dhe rritja më e madhe është këtu. Pra, nuk është çështja se Ballkani i Hapur do bëjë ndonjë gjë tjetër përveç se do krijojë hapësirë shumë më të madhe për të gjithë. Do të zgjerojë shumë me tepër frymëmarrjen ekonomike për të gjithë, dhe secili do të marri pjesën e vet të asaj që i takon. Ti nuk mund të nisesh si e si të pengosh tjetrin, pavarësisht se për vete mund të vuash shumë më tepër. Ti duhet të nisesh si e si të fitosh për vendin tënd, pastaj të tjerët të fitojnë pjesën e tyre. Kjo nuk është diçka që duhet ta pengosh, apo që do duhej të ishte shqetësimi yt fare. Sa më mirë të jenë ekonomikisht fqinjët, aq më mirë shkojnë punët edhe në drejtimin politik”, është shprehur Rama.

Gjithashtu Rama komentoi nga Kosova edhe çështjen e portit të Durrësit.

Ai tha se porti i Durrësit duhet të jetë rajonal.

“Ka shumë kompani që përdorin në mënyrë intensive portin e Durrësit. Ne duam të kemi një marrëveshje me qeverinë e Kosovës siç e kemi në Ballkanin e Hapur për të pasur korridoret e gjelbra të operatorëve ekonomikë të autorizuar, të cilët kalojnë pa asnjë ndalesë. Edhe për këtë na duhet të kemi një marrëveshje. Për këtë duhej të firmosej nesër dhe nuk e di për çfarë arsye u shty nga ana e qeverisë së Kosovës. Pavarësisht kësaj duhet ta bëjmë një orë e më parë këtë gjë. Kemi sjellë me vete projektin e ri të portit të Durrësit që është konceptuar si port i përbashkët që ose duhet të jetë rajonal me rëndësi të dorës së parë ose ne humbasim një potencial të madh siç e kemi humbur për dekada të tëra”, tha Rama.Gjatë vizitës së tij, Rama gjithashtu tha se qeveria shqiptare kërkon që të firmosë një marrëveshje me Kosovën për krijimin e korridoreve të gjelbra të operatorëve ekonomikë.

Sipas tij, kjo marrëveshje duhej të firmosej ditën e nesërme në takimin e dy qeverive, por u shty nga pala kosovare.

“Ka shumë kompani që përdorin në mënyrë intensive portin e Durrësit. Ne duam të kemi një marrëveshje me qeverinë e Kosovës siç e kemi në Ballkanin e Hapur për të pasur korridoret e gjelbra të operatorëve ekonomikë të autorizuar, të cilët kalojnë pa asnjë ndalesë. Edhe për këtë na duhet të kemi një marrëveshje. Për këtë duhej të firmosej nesër dhe nuk e di për çfarë arsye u shty nga ana e qeverisë së Kosovës.

Pavarësisht kësaj duhet ta bëjmë një orë e më parë këtë gjë. Kemi sjellë me vete projektin e ri të portit të Durrësit që është konceptuar si port i përbashkët që ose duhet të jetë rajonal me rëndësi të dorës së parë ose ne humbasim një potencial të madh siç e kemi humbur për dekada të tëra”, tha Rama.

Nesër, 20 qershor,  në Prishtinë do të mbahet mbledhja e dy qeverive Kosovë – Shqipëri.

Tradita e mbledhjeve të përbashkëta që nisi nga vitin 2014, do të ul sërish dy kryeministrat Rama e Kurti dhe ministrat e tyre për të nënshkruar të tjera marrëveshje në funksion të lehtësirave proceduriale dhe shkëmbimeve ekonomike Shqipëri-Kosovë.

Lexo edhe: Një ditë para mbledhjes së dy qeverive, Rama bën premtimin e madh për qytetarët e Kosovës

Takimi në Prishtinë vjen në një muaj ku qëndrimet e liderëve në Tiranë dhe Prishtinë nuk kanë qenë shumë miqësore mes tyre.

Nga Ohri ku u mbajt sesioni i radhës i nismës së Ballkanit të Hapur, Rama deklaroi se respektonte qëndrimet e një shteti Sovran si Kosova, por i kujtoi liderëve kosovarë historinë e marrëdhënies SHBA-Japoni, për t’i kërkuar të mos e refuzojnë më nismën për shkak të pjesëmarrjes së Serbisë.

Diferencat e theksuara në qëndrime u shfaqën edhe pak ditë më parë në Greqi në Samitin e SEECP, ku Rama e presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, me të cilën ka shkëmbyer jo pak replika, qëndruan larg njëri-tjetrit.

/abcmews.al/