Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Rama ironi me premtimin e Bashës dhe Berishës: Zgjidhni të qeshni apo të qani

schedule08:36 - 4 Shkurt, 2021

schedule 08:36 - 4 Shkurt, 2021

Kryeministri Edi Rama e ka nisur me ironi ndaj kreut të opozitës Lulzim Basha mëngjesin e kësaj të enjte.

Në një postim në rrjetet sociale, Rama ka publikuar një video me fjalën e kreut te demokratëve, i cili premtoi dje se brenda katër viteve çdo familje shqiptare do të ketë një tablet ose laptop.

Kryeministri e ka krahasur këtë premtim me atë të ish-kryeministrit Sali Berisha të bërë disa vite më parë.

“MIRËMËNGJES ?

dhe duke ua lënë juve ta zgjidhni të qeshni apo të qani, ju uroj një ditë të qeshur?

*në respekt të së Drejtës së Autorit, sqaroj se ky skeç virtual është marrë nga një faqe e quajtur DNSH?”, shkruan Rama.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!