Rama ironi me akuzat për Butrintin: Michel Granoff mirëserdhe në ujin e baltës dhe “klubin” e të korruptuarve

schedule17:45 - 17 Maj, 2022

schedule 17:45 - 17 Maj, 2022

Qeveria shqiptare së bashku me Fondacionin Amerikano-Shqiptar ditën e sotme firmosën një marrëveshje për krijimin e 100 laboratorëve “SMART” në shkollat 9-vjeçare të vendit.

Gjatë firmosjes së marrëveshjes, kryeministri Rama ju drejtua Michael Granoff, Drejtori i Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim, me nota ironie për çështjen e Butrintit.

Lexo edhe: Marrëveshje me Fondin Shqiptaro-Amerikan për 100 laboratorë “Smart” në shkollat 9-vjeçare, Rama: Pjesë e procesit të digjitalizimit

Parku i Butrinti ka ngjallur debat të madh në skenën politike shqiptare kohët e fundit.

“Meqenëse kjo puna e Butrintit doli fuqishëm këtë muajin e fundit, unë doja që Michael Granoff, i cili është edhe shtetas shqiptar përveç të tjerave t’i bëja një urim publik sepse më në fund u pagëzua si i korruptuar.

Kisha shumë kohë që prisja ta merrte dhe ky këtë pagëzim, të lahej në këtë ujin e baltës dhe të pagëzohej. Kështu që Michael mirëserdhe në klubin e të korruptuarve dhe jam i sigurt që do ndihesh më mirë”, u shpreh Rama./abcnews.al/