Rama inspekton punimet për projektin e Lungomares së Plazhit të Durrësit

schedule14:54 - 7 Shkurt, 2023

schedule 14:54 - 7 Shkurt, 2023

TIRANË- Kryeministri i vendit, Edi Rama, ditën e sotme ishte në qytetin e Durrësit për të parë nga afër punimet që po kryhen për atë që ai e cilëson si “projektin e madh të Lungomares së Plazhit të Durrësit”. Me një shënim në faqen zyrtare në “Facebook”, Rama shkruan se faza e parë, e cila ka një gjatësi prej dy kilometrash, parashikohet të përfundojë brenda qershorit.

 

“Durrës – Me Anin, kryetaren e palodhur të bashkisë dhe skuadrën e Fondit Shqiptar të Zhvillimit, për të ndjekur nga afër ecurinë e projektit të madh të Lungomares së Plazhit të Durrësit, ku po punohet për fazën e parë prej 2km, e cila do të duhet të përfundojë në qershor, ndërkohë qe paralelisht po finalizohet edhe projektit i zgjerimit të konsiderueshëm nga deti të sipërfaqes ranore, që do të nisë nga zbatimi në fund të sezonit turistik, së bashku me segmentin tjetër të Lungomares prej 1km, ku plazhi do të lidhet me Portin e Ri Turistik”, shkruan Rama.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!