Kryeministri Edi Rama ka vizituar ditën e sotme kopshtin Niko Hoxha në Korçë bashkë me ministrin e Rindërtimit Arben Ahmetaj dhe kryebashkiakun e Kamzës Rakip Suli.
“Kamëz – Hap dyert një tjetër hapësirë fantastike kopshti “Niko Hoxha” për fëmijët e prekur nga tërmeti, aty ku pas pak javësh nis dhe ndërtimi i një shkolle të re dhe i një lagjeje për 280 familje“, shkruan Rama.
Gjatë inspektimit Ahmetaj tha se në fund të Janarit në këtë zonë do të hapet kantieri për rindërtimin e 21 pallateve me fondet e qeverisë. Rama i kërkoi Sulit të bëjë një marrëveshje me Universitetin Bujqësor të Tiranës për ndërtimin e një ambienti për kultivimin e frutave dhe perimeve në oborrin e Kopshtit.
Suli nga ana tjetër u shpreh se në lagjen e re do të sistemohen 280 familje duke e cilësuar atë një lagje më të mirë se në kryeqytet.
Pjesë nga biseda
Ahmetaj: Për shkollën për dy javë vazhdon puna
Suli: Aty do jetë shkolla. Menduam që pjesa këtu të jetë pjesë e këtij projekti
Rama: Duhet të bësh një marrëveshje me Universitetin Bujqësor. Të gjithë këtë parcelën këtu ta bëni parcelë fruti-kulture që fëmijët që të vegjël të shohin si rritet dhe si kujdesesh për bimët
Ahmetaj: Në fund të Janarit këtu fillon kantier për 21 pallate
Rama: Është me fond të BE apo të qeverisë
Ahmetaj: Jo është me fondin e qeverisë
Suli: Këtu do sistemohen 280 familje. Do jetë shkolla, çerdhja, qendra shëndetësore. Në këtë zonë nuk është vërë dorë që nga vitet ’70. Ka qenë rrezik për fëmijët dhe njerëzit. Edhe Tirana s’do ketë lagje si kjo.
/mv.abcnews.al