Rama informon ambasadorët për hapjen e kufirit me Kosovën

schedule19:03 - 10 Janar, 2019

schedule 19:03 - 10 Janar, 2019

Pranverën e këtij viti pritet që të unifikohet kufiri mes Shqipërisë dhe Kosovës. Këtë informacion e bëri të ditur Kryeministri Rama gjatë pritjes së trupit diplomatik të akredituar në vendin tonë. Me tej Rama u ka kërkuar përfaqësuesve të huaj që kjo nismë të mos ketë kundërshtime.

“Dy gjëra kam për ju të dashur miq dhe përfaqësues të trupit diplomatik. Ne jemi përgatitur që në pranverë të hapim kufirin me Kosovën. Dua që askush të mos e modifikojë qëllimin e këtij akti. Nuk dua që ky akt të shikohet me ngjyra nacionale. E kemi marrë rregulloren e Schengen dhe e kemi parë me rregullsi për të garantuar të gjithë parametrat e sigurisë.”- tha Rama.

Kryeministri dha garanci që nuk do cënohen standardet  e sigurisë ndërsa premtoj hapjen e kufirit edhe me Maqedoninë dhe Malin e Zi.

Ne nuk do të cënojmë asnjë standard të garancive që japim nga një vend që përfiton nga liberalizimi i vizeve. Qëllimi ynë është më shumë se kaq. Ne duam dua të bëjmë të njëjtën gë me Maqedoninë dhe unë kam diskutuar për këtë me Kryeministrin Zaev. Ndërsa të njëjtën gjë duam të bejmë edhe me Malin e Zi”,- shtoi Rama

Më tej Rama theksoj  faktin se qëllimi i Shqipërisë  është rritja e komunikimit politik në rajon.

“Në radhë të parë me shqiptarët në rajon padiskutim me shqiptarët në Serbi, Mal të Zi dhe Maqedoni.Por, ama qëllimi ynë është ai që thashë, ne do punojnë me mish e me shpirt në drejtimin e patjetërsueshëm për ne. Ne duam një rajon ku e ardhmja e fëmijëve tanë të mos jetë si e djeshmja që mesa duket e kemi ende shumë të vështirë ta lëmë pas” – tha kryeministri.

Kryeministri shprehu  para ambasadorëve  faktin që Shqipëria  mbështet dialogun dhe inkurajon një marrëveshje mes Serbisë dhe Kosovës. e cila duhet të  inkurajohet me mbështetje nga SHBA dhe BE./abcnews.al