“S’keni asnjë shans të na pengoni”, Rama i përgjigjet opozitës: Gënjeshtrat tuaj kanë marrë dhenë, krahasimi me lopët

schedule13:20 - 24 Nëntor, 2022

schedule 13:20 - 24 Nëntor, 2022

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur akuzave të opozitës për marrëveshjen për Portin e Durrësit.

Në fjalën e tij të mbajtur në seancën plenare sot në Kuvend, Rama tha se gënjeshtrat e opozitës shpërndahen nëpër botë, duke i prishur imazhin dhe duke dëmtuar Shqipërinë. Me ton ironizues dhe mjaft agresiv Rama e cilësoi opozitën, si opozitë rublash nga një komunist dhe një spiun të komunizmit.

Ndër të thera Rama tha se Porti i Durrëst do të sigurojë 12 mijë vende pune në Shqipëri.  Ai i tha opozitës se nuk ka asnjë shans që ta pengojnë në realizimin e Portit të Durrësit. Më tej kryeministri tha se Shqipëria e 2030-s do t’i ketë ato që i pret qysh prej 1912-s dhe se së shpejti Shqipëria do të ketë gati 4 porte të klasit të parë dhe 2 tregtare.

“Gënjeshtrat marrin dhenë dhe nëpër botë , pasi përtypen dhe ripërtypen mirë këtu një herë siç ripërtypin lopët bathët, por ama me një qetësi kriminale që e bën lopën të duket ëngjëll i rënë.
‘Këta tru të pazhvulliar çiliminjsh pleqsh”, thotë Faik Beu nuk zmbrapsen. Mjerë Shqipëria që bëhet qesharake pa asnjë faj fare. Sot bam e bum më çdo hap në çdo punë.
Çorbë rublash, nga një komunist dhe spiun të komunizmit. Porti i Durrësit do të sigurojë 12 mijë vende të mirëpaguara”, tha Rama./abcnews.al/