Rama i vendosur për Athinën/ Meçe: Shkon atje si kryetar i Partisë Socialiste, jo si kryeministër

schedule23:44 - 6 Maj, 2024

schedule 23:44 - 6 Maj, 2024

TIRANË-  Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama do të jetë më 12 maj në kryeqytetin e Greqisë, Athinë. Siç dhe e ka konfirmuar më herët në rrjetet sociale, Rama do të takohet me emigrantë shqiptarë, të cilët punojnë dhe jetojnë në shtetin fqinj.

Analisti Arben Meçe, në lidhje live me “Ora e Fundit” në ABC News, theksoi se Rama në Greqi nuk do të shkojë me statusin e kryeministrit të Shqipërisë, por si kryetari i Partisë Socialiste dhe kjo praktikë shtoi Meçe është tërësisht e pranueshme.

 “Në dijeninë time Edi Rama do bëjë takime në Itali, Greqi dhe Angli. Ai shkon si kryetar i Partisë Socialiste. Të gjithë lëvizjet Rama që po bën nuk është me statusin e kryeministrit, por unë di qe po shkon me statusin e kryetarit të PS. Në këto kushte nuk mund të pengohet vajtja e tij në shtetin grek”, tha ai.

Pas Greqisë, shefi i ekzekutivit, Edi Rama është shprehur se turin e takimeve do ta vijojë me shqiptarët në Romë dhe Londër./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!