Kryeminstri Edi Rama ka shprehur hidhërimin për ndarjen nga jeta të regjisorit Gjergj Xhuvani. Rama shprehet se i është dashur, minuta të tëra të besonte se ishte i vërtetë lajmi i vdekjes së tij.
“O Zot! U deshën minuta të tëra ta besoja se ishte i vërtetë lajmi i humbjes së Gjergjit Sa shumē gjëra për të thënë e sa pak fjalë mblidhen bashkë në këtë moment… Miku i shtrenjtë dhe i mirë qysh nga kohët më të vjetra, regjizori Gjergj Xhuvani, nuk i çeli më sytë, pasi mbrëmë përfundoi në Romë, filmin e tij të ri”, shkruan Rama.