Rama i pret shpresat Pjetrit për Shkodrën: Po zgjedhim kandidatët për bashkitë

schedule14:41 - 20 Janar, 2022

schedule 14:41 - 20 Janar, 2022

Partia Socialiste e Shqipërisë ka nisur zyrtarisht punën për zgjedhjet e pjesshme lokale që do të zhvillohen në datë 6 mars në 6 bashki të vendit që janë pa kryetar. Kryeministri Edi Rama tha se nuk do të ketë deputetë që do të propozohen për të kandiduar për kryetar bashkie.

Sa i përket vendimit për të bërë zgjedhjet në 6 bashki, kemi folur për të filluar organizimin. Është një proces ku ne do të jemi pjesë, do të respektojmë afatet, do të paraqesim kandidatët.

Nuk mendoj se do të kemi deputetë, si parim në këtë garë, pasi deputeti është zgjedhur për të bërë deputetin. Ky është mendimi i kryesisë. Përsa i përket grave, mes një gruaje dhe 10 burrave unë zgjedh gruan” tha ai.

Pak ditë më parë Valdrin Pjetri kërkoi një shans të dytë për të kandiduar në Shkodër, por Edi Rama ia preu shpresat, pasi e akuzoi se gënjeu në formularin e dekriminalizimit.

Shanset e dyta i jepen në marrëdhënie individuale, shanset e dyta mund t’i japim njëri tjetrit kur jemi miq, kur miqësia lëndohet dhe shanset e dyta i jep Zoti, ndërsa PS nuk i jep shans të dytë askujt që e ka vendosur në pozitë të vështirë duke gënjyer” tha ai.

Në fjalën e tij, Rama foli edhe për nismën e këshillimit kombëtar. “Për këtë cështje dhe këshillimin kombëtar që është iniciuar publikisht zyrtarisht kanë filluar të mbërrijnë pyetësorët nëpër shtëpi, në të gjitha familjet dhe përmes kanalit dixhital, telefonit, kompjuterit, do të mund të marrin pjesën në këtë këshillim. Është krejtësisht e lirë dhe miqësore.

Ne nuk është se na mungojnë kartonët, por na duhet të marrim një opinion përtej partive, llogoreve dhe gjithë hapësirës së përbaltur të politikës për cështje që prekin drejtpërdrejt familjet dhe aspektet e ekonomisë, drejtësisë, sigurisë dhe të rëndësishme të politikës së jashtme” tha ai.

Bashkitë që kanë mbetur pa kryetar

1- Bashkia e Shkodrës – Pasi kryetari i dalë nga zgjedhjet, Valdrin Pjetri ra në “rrjetën” e dekriminalizmit.

2- Bashkia e Vorës – Pasi kryetari Agim Kajmaku, po ashtu “u dogj” nga dekriminalizmi.

3- Bashkia e Durrësit – Pasi Valbona Sako dha dorëheqjen pas tërmetit të nëntorit.

4-  Bashkia e Rrogozhinës – Pasi kryetari Haxhi Memolla ndërroi jetë.

5- Bashkia e Dibrës – Pasi Dionis Ymeri la postin për të kandiduar si deputet.

6 – Bashkia e Lushnjës – Pasi Fatos Tushe u shkarkuar nga kryeministri Edi Rama, pas arrestimit për korrupsion.

/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!