Kryeministri Edi Rama shprehet se ambasadori i BE në Shqipëri i ka keqkuptuar kritikat e tij ndaj Bashkimit Europian, por shton se nuk i heq asnjë presje atyre. Duke folur në Open, Rama deklaroi se nuk na duhen 70 milionë euro për sa kohë nuk ka vaksina ndërsa shtoi se marrëveshja me Pfizer është meritë e tij dhe e qeverisë së tij.
“Së pari njëherë ne kemi këtu. Kjo është kopjia e ime. Ky është plani kombëtar i vaksinimit ndaj COVID. Është plani i eskpertëve. Prej kohësh i kemi çuar BE sasitë e nevojshme për ne. Nuk ka na kërkuar askush plan vaksinimi. KE punon ditë natë. Nuk ka qenë vendimi i Komisionit Europian që vendet jashtë BE të lihen jashtë. Ne kemi çuar sasitë. Këshilli Evropian i përbërë nga shtetet, ku niveli i cinizmit ka prekur nivele të panjohura më parë, mori vendimin që sasinë e vaksinave ta ndajnë me njëri-tjetrin.
Këshilli Evropian i përbërë nga shtetet, ku niveli i cinizmit ka prekur nivele të panjohura më parë, mori vendimin që sasinë e vaksinave ta ndajnë me njëri-tjetrin. Nuk ka vaksina në dispozicion Komisioni Evropian. Ne nuk kemi kërkuar lekë, kemi kërkuar vaksina. Kanë vënë ata 70 mln euro? Çfarë na duhen kur nuk ka vaksina. Marrëveshja me Pfizer është meritë e qeverisë shqiptare dhe e imja personalisht.
Mbase ambasadori për fajin tim ka keqkuptuar kritikat e mia ndaj Komisionit Evropian, janë kritika që nuk u heq asnjë presje dhe janë kritika ndaj Bashkimit Evropian. Çfarë kuptimi ka që ti ke sot një masë që nuk i injekton dot për një javë dhe t’u thuash merrni nga 2 mijë, nga 5 mijë dhe injektojuani atyre që janë në vijën e parë. Kur Serbia mori 5 mijë doza, këtu u bë sikur Serbia gjeti raketën për ta vrarë covidin brenda ditës. Shqipëria është vendi i dytë në rajon që vazhdon vaksinimin”, tha Rama./mv.abcnews.al

