Pas deklaratave të Presidentit të Republikës Ilir Meta ka reaguar kryeministri Edi Rama përmes dy postimeve në tëitter.
“A e pengon mungesa e Gjykatës Kushtetuese Presidentin e Republikës të mbrojë datën e zgjedhjeve që sipas Kushtetutës ai e ka dekretuar?” pyet kryeministri Edi Rama nga rrjeti social.
Më tej shefi i qeverise vijoi se “Falë Vetingut Gjykata Kushtetuese është sot një djep bosh pa shejtanin brenda! Kjo është më shumë se gjysma e një pune të madhe që kërkon durimin e kohën e saj.”
Ndërkohë kryeministri thotë se pret nga Kreu i Shtetit një thirrje në mbrojtje të zgjedhjeve të 30 qershorit.
“Padiskutim Presidenti ka të drejtë kur thotë djegia e mandateve është e papranueshme po dhe më i papranueshëm është përbetimi për të djegur zgjedhjet! S’e dimë opinionin e Presidentit për këtë dhe bashkë me kritikat e tij, mezi e presim apelin e vonuar në mbrojtje të 30 qershorit” përfundon mendimin e tij shefi i qeverisë, Rama.
/abcnews.al