Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur akuzave të presidentit Ilir Meta të bërë një natë më parë se ai është një ndër personat që ka lidhje me kriminelët dhe banditët.
Rama në fjalën e tij thekson se i vetmi person që ka lidhje me krimin është vetë kreu i shtetit i cili bën takime nëpër skuta në kuadër të zgjedhjeve.
Sipas Ramës, presidenti i kërkon video në lidhje me operacionet kundër krimit të organizuar por ai merret me punë dhe jo me llafe.
“Meta u ka shkruar një letër dhe nuk e di nëse Taulanti do e përfshinte në rendin e ditës por ajo që më ka bërë përshtypje është se ai thotë se ju më keni marrë ju refugjatë dhe më keni bërë ministër, kjo tregon se sa shumë i do emigrantët. Meta, Monika, Saliu dhe Luli këtë të fundit ma merrni në konsideratë , nuk duan që t’ja dinë për emigrantët pasi nëse nuk je i LSI-së ti nuk ekziston për Ilir Metën që unë kam qenë emigrant është fakt, që unë dua që në listë të kemi emigrantë në listë është e natyrshme, por kjo këngë e refugjatit se erdhi dhe u bë ministër është një këngë që në thelb tregon se e do Shqipërinë vetëm për vete dhe nëse do e kishte të mundur një gjë të tillë do e kishte zbrazur vendin.
LEXO EDHE: Rama: LSI s’ka lidhje me qeverisjen, Reforma në Drejtësi prishi koalicionin
“Meta flet për banditë dhe trafikantë ndërkohe që profesore dhe intelektualë janë përjashtuar, i vetmi me rezulton Kastriot Islami, ai pretendon ti marrë pas vetes për ti bërë atë që nuk thuhet PS-së. Jo vetëm për reformën në drejtësi, por askujt nuk i shkonte nëpër mend që ato që kanë kryer krime të rënda të japin llogari. Kush po e vbën dhe kush mund ta bënte tjetër, Iliri do video por unë nuk merrem me video dhe llafet për video, ai kërkon video për skutat ku futet por e sigurtë është se president në Botë dhe në Shqipëri as Saliu që ishte partiak as ka pasur dhe as s’ka për të pasur më që dergjet skutave për të bërë fushatë kundër qeverisë për të bërë fushatë kundër qeverisë. Kë takon ai nëpër skuta e di vetëm por fakti që futen në skuta në kthesa dhe në mbikalime është në vetvete akt kriminal.
Shumë më thonë se unë e bëra president e vërteta është ndryshe, Meta u bë president me votat e veta dhe të PS-së ne nuk i kishim votat për të bërë një president sipas dëshirës sonë, por në mes të rrugës për të bërë Meten president me votat e tij dhe me vota tona e kam thënë se po i japim opozitës presidentin më të mirë nuk e kam menduar se do të shkallonte në këtë mënyrë, ose do të iknim në zgjedhje por sërish do e kishim në pikëpyetje nëse do të kishim votat për presidentin ndaj nuk kishim mundësi për t’iu futur kësaj aventure”, ka thë kryeministri.
Gjithashtu shefi i qeverisë thekson se Meta, Monika dhe Luli e ftojn ënë debat por më parë ato duhet të zgjidhin duelin e tyre në lidhje me kush është drejtuesi kryesorë.
“Meta thonë hajde në debat, Meta po Monika po ashtu vetëm Saliu nuk me do se e di se nuk është mendim i mirë, Meta të bëjë njëherë debat me Monikën kush është kryetari i LSI-së që të dy janë aksionerë në atë ndërmarrje kjo dihet, është turp që njëri ikën president dhe tjetrën e lë kryetare të ndërmarrjes , pastaj me Lulin kush është kryetar i opozitës dhe nëse e fiton të shpallet kryetar i opozitës dhe pastaj shikojmë”, është shprehur Rama.e.su./abcnews.al

