Disa orë para protestës, Kryeministri Edi Rama nuk ka hezituar t’i përgjigjet komentuesve nëpërmjet profilit të tij zyrtar në rrjetet sociale.
Një qytetar i ka renditur kryeministrit Edi Rama disa prej arsyeve për të protestuar, ndërsa reagimi i shefit të qeverisë ishte i menjëhershëm.
“Mbi të gjitha protesto që të mos shkojë deri në fund Reforma në Drejtësi, të mos bëhet Vetingu, të mos hapen negociatat për anëtarësim në BE dhe të mos mbyllet dyqani i çizmeve të majta që përdoren edhe për këmbën e djathte” -shkroi Rama si përgjigje ndaj komentuesit./abcnews.al