Rama i përgjigjet Bashës për ndërtimin e Unazës së Re

schedule21:11 - 25 Nëntor, 2018

schedule 21:11 - 25 Nëntor, 2018

Kryeministri Edi Rama, ka ironizuar kreun e PD, Lulzim Basha pasi ky i fundit nga Unaza e Re tha se kostoja e 1 centimetri rruge tek kjo zonë është 2 mijë euro.
Rama me anë të një postimi në rrjetet sociale shkruan se sipas aritmetikës së Bashës, kostoja e unazës shkon 400 milionë euro.
“7X7=42 është lule para kësaj të fundit të Lulit: 1 cm rrugë tek Unaza e Re kushton 2000 €. Rruga bën 40 mln € thotë po ai, po sipas aritmetikës së tij i bie që 2km bejne 400 mln £. Dhe 400 mln shumëzuar me gjerësinë sipas tij 30 m janë baraz 12 miliardë €. Eh Artist Artist”, mbyll postimin e tij kryeministri Rama./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!