Rama i përgjigjet Bashës: Bëhu burrë të paktën njëherë, të ka “mbirë” fjala hajdut në majë të gjuhës

schedule11:24 - 28 Tetor, 2021

schedule 11:24 - 28 Tetor, 2021

Duke iu përgjigjur akuzave të kryedemokratit Lulzim Basha, kreu i qeverisë Edi Rama nga foltorja e Kuvendit citoi një frazë nga Kanti duke thënë se ai që të akuzon për diçka mund ta ketë bërë vetë. Rama u shpreh se Basha duhet të bëhet të paktën njëherë burrë dhe të matet mirë para se të nxjerrë gjuhën për të folur për diçka. Në lidhje me akuzat për procesin e rindërtimit, Rama u shpreh se në çadra janë 400 familje që presin që shumë shpejt të futen në banesat e rindërtuara.

“Kanti thotë se kur dikush të akuzon për diça, ndoshta e ka bërë vetë. Zotëria më dha një mundësi për shkak të paaftësisë së tij në raport me shifrat që unë të përgjigjem thjesht. Po sikur fondet e vëna në dispozicion të shkollave nga BE në raport me fonde e vëna në dispozicion nga qeveria të rezultojnë më të larta në shpenzim për investim se fondet e qeverisë, çfarë duhet të bëjmë me gjithë këtë çarçaf. Po sikur investimet e qeverisë në aspektin e kostos të jenë më të ulëta se ato të BE me të njëjtat standarde, çfarë i mbetet parafolësit.

I mbetet humbja. Humbja që e përgatit me duart, me gjuhën dhe me qëndrimet e veta çdo ditë. Mua fondet e BE më pëlqejnë shumë. I jam shumë mirënjohës që na ndihmuan dhe na ndihmojnë në këtë proces, që nga Brukseli deri në Abu Dabi. Në aspektin e nikoriqllëkut për fondet i jam mirënjohës atyre që kanë kontribuar këtë projekt, u jam shumë mirënjohës. Atë fjalën hajdut që të ka mbirë në majë të gjuhës, bëji gjuhës një kthesë në drejtim të ezofagut. Herën tjetër kur nxjerr gjuhën këtu kur flet për rrathë të afërmish që merren me ndarjen e indurgjencave. Mati mirë dhe bëhu burrë një herë të paktën. Sa km dhe sa njerëz kam takuar unë për shkak të detyrës nuk i kanë takuar bashkë të gjithë kryeministrat ndërsa zotrote nuk takon as njerëzit e partisë tënde.

Më tregon ti mua çfarë do me thënë të jesh pranë njerëzve. Dilu zot njerëzve të tu se i ke dhe 95%. Mos hajde këtu se nuk ta ka borxh njeri Lulzim. Arsyeja pse ti nuk fiton je ti sepse me këtë mënyrë të foluri nuk të beson askush. Ti gënjen veten, por ndrysho sa nuk është vonë. Unë jam këtu për të respektuar këtë institucion edhe ty bashkë me partinë tënde. Por që kjo parti është partia më e bukur e lindjes “Give me a break”. Ti mund të jesh mis rilindja sot, por lind më në fund por mos vazhdo të flasësh sikur je akoma në pelena.

Bëhu burrë dhe mos hajde këtu të flasësh me dëngla por hajde me argumente. Nuk e di ku i sheh ti ata që gdhihen në çadra sepse ti zgjohesh shumë vonë. Dhe kur zgjohesh ti ata janë në punë. Në çadra sot janë 400 familje. Mund të shkosh të kërkosh dhe të gërmosh nëse nga ata që janë në çadra, nëse ka ndonjë familje që nuk merr bonusin e qirasë. Ata rrinë në çadra sepse ndryshe nga ti punojnë, nuk i ka mbajtur njeri në krah me vite të tëra, duke i prezantuar sikur po bëjnë atë që ti ke bërë sikur e ke bërë”, tha kryeministri Edi Rama. m.v/Abcnews.al