Menjëherë pas deklaratës së bërë nga ambasadori amerikan në vendin tonë, Donald Lu, i cili tha se kryeministri duhet të flasë në emër të tij, ka reaguar kreu i qeverisë Edi Rama. Përmes një postimi në rrjetet sociale, kryeministri Rama e ka quajtur normale këtë komunikim.
“Patjetër që unë flas për veten time dhe miku ynë Lu flet për veten e vet.Dhe krejt normalisht, është puna ime të them atë që mendoj kur flas lidhur me të, siç është puna e tij të thotë atë që mendon kur pyetet lidhur mua” i përgjigjet kryeministri Rama Ambasadorit Lu. /abcnews.al