Rama i përgjigjet akuzave: Qeveria nuk ka lidhje me çmimet, as nuk ul, as nuk ngre

schedule17:17 - 3 Nëntor, 2021

schedule 17:17 - 3 Nëntor, 2021

Duke replikuar me komentuesit në rrjetin e tij social, kryeministri Edi Rama u është përgjigjur akuzave që bëhen ndaj qeverisë në lidhje me rritjen e çmimeve. Rama thotë se çmimet nuk kanë asnjë lidhje me qeverinë pasi ajo as nuk ngre as nuk e ul sistemin e ekonomisë së tregut.

Në lidhje me premtimin për zero tatim për pagat deri në 40 mijë lekë të reja, Rama shprehet se ky është një zotim i marrë publikisht dhe do të mbahet në vitin 2022 pasi të miratohet në parlament.

Replikat

Komentuesi 1: I bie te mos maresh taks nga gjysma me e madhe e shqiptareve dhe sbesoj t jesh aq sa te pranosh. Diku do i fusesh ato taksa ti, ne ndonje fature apo rritjë cmimi

Edi Rama: e para cmimet nuk kane asnje lidhje me qeverine, qe as nuk ngre as nuk ul çmime ne sistemin e ekonomise se tregut dhe e dyta, mos u cudit fare sepse ky eshte nje zotim i marre publikisht qe do te mbahet ne vitin 2022 dhe do te mbahet ne vitin 2022, pasi te miratohet ne parlament kete vit

Komentuesi 2: Zoti Edi Rama nuk mendoje se eshte konceptuiar drejt “Zero takse mbi pagat deri ne 40 mije leke”, qe do te thote, qe taksohen pagat deri ne 40 mije leke e siper 40 mije leke, sdo kete taksa i bie, qe, goditen vetem punonjesit me paga deri ne 40 mije lek. Te tjeret me paga mbi 40 mije nuk preken nga taksa! Nuk mendoje se vendimet merren vetem per nje katagori perfituesish! Rishikojeni ju lutem!(ose postojeni draftin, baneri s’jep imazhin e plote te asaj qe doni te thoni)

Edi Rama: eshte zero takse mbi pagat deri ne 40 mije jo zero takse mbi pagat mbi 40 mije

Komentuesi 3: 40 mije te reja apo te vjetra????  Turp page 40 mije lek. Nderkohe ne Tirane e njohin shume mire euron. Turp i madh. Mjer populli, cfare te beje robi me pare me 40 mije lek, do te hysh ne europe ti!!!! Pikaaaa thuaj

Edi Rama: 40 mij te vjetera thot hahaha mendimi komunist ska te shterur

m.v/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!