Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Rama i nxori videon, reagon Topalli: Janë të tre bashkë, për hallet e tyre del me ERTV

schedule12:28 - 17 Janar, 2021

schedule 12:28 - 17 Janar, 2021

Jozefina Topalli i është përgjijur kryeministrit Edi Rama, pasi ky i fnidt publikoi një pjesë nga deklaratat e saj në Instagramin e tij.

Kreu i qeverisë vuri përballë deklaratave të Lulzim Bashës ato të ish kryeparlamentares, Jozefina Topallit që e akuzon kreun e PD se ka hyrë në politikë me një agjendë të pastër ekonomike personale.

Ndrëkhë, lidhur me këtë, Topalli shptejhet se kur xjerr atë në Instahgram ka hallin e vet.

“Nuk e bën për ju, kur zgjedh që instagrami i vet, të flase me zërin dhe imazhin e Jozefina Topallit. Kuptojeni mirë! Kur ben altoparlantin e Jozefines, ka veç hallin e vet. Për hallet e treshes, ka ERTV”, shkruan Topalli.

E plotë:

Kur nxjerr Jozefinen ne instagram ka hallin e tij.

Per “hallet” e treshes del ne ERTV!

Ata jane bashke. Te tre jane bashke!

Qe Lul Basha eshte genjeshtar, kete tashme nuk ka shqiptar qe nuk e ka kuptu!

Qe Lul Basha ka ardhur qe diten e pare me agjende ekonomike personale, kete e kam patur bindje qe diten e pare qe e kam njoft!

Qe Lul Basha eshte armiku me i madh i demokrateve  per shkak te asaj qe ben, por edhe mediokritetit te atyre qe arrin te artikuloje publikisht, kete nuk ka mbetur meme pa e zberthyer!

I kam thene, u qendroj dhe do i qendroj çdo sekonde, bindjes sime për çka perfaqeson Luli Basha ne tregun shqiptar!

Por vini re me kujdes!

Diten qe Jozefina Topalli akuzon treshen per pergatitjen e Dushkut2021, kryeministri zgjedh te zgjedhë per instagramin e vet veç sekuenca te asaj qe ka thene Jozefina Topalli per Lulzim Bashen.

Une keto dite  argumentova rikthimin e Dushkut si fenomen (kesaj rradhe opozitar)  qe synon manipulimin e zgjedhjeve nepermjet deformimit te dispozitave te Kodit Zgjedhor.

Argumentova pse dhe shpjegova se si kjo mund te ndalet sot në KQZ, nëpermjet KQZ dhe nga tavolinat e KQZ.

Une thashe sic kam thene gjithmone qe ATA TË TRE JANE BASHKË.

Qe ata te tre jane bashke e kam thene edhe ne ate interviste te cilen e paska degjuar Zoti Rama (derisa i paska pelqyer çka un kam thene e perseritur aty per Luli Bashen).

Ajo interviste eshte dhene kohe me pare e nuk i paska shpetuar vemendjes e as qenka fshire nga kujtesa e Kryeministrit!

Rama e gjeti dhe zgjodhi qe ta publikonte si sekuence ne instagramin e vet, tamam diten kur une zgjodha te flas publikisht per Dushkun2021!

Sepse kur Rama zgjedh te dashur miq, di cfare zgjedh!

Rama ka zgjedhur!

Rama zgjedh Luli Bashen!

I duhet Lul Basha, sepse Luli Basha eshte investimi me i mire i Rames kundra demokrateve.

Te dashur miq demokratë dhe shqiptare te mire kudo ku jetoni!

Mos e keqkuptoni Ramen kur “zgjedh” t’ju bëjë te degjoni Jozefina Topallin nga instagrami i tij, nuk e ben ngaqe vlereson Jozefina Topallin.

Nuk e ben per ju!

Kunati i Shokut Xhemal, Lulëzoi “bizneset” ne kohen e Rames.

Me ndihmen e Rames dhe nen vezhgimin e sigurte te Rames kane Lulëzuar vilat e tij me gjith kunat.

“Opozita” e lulezimit sponsorizohet rregullisht nga maxhoranca Rama!

Ndaj kujdes!

Nuk e ben per ju, kur zgjedh qe instagrami i vet, te flase me zerin dhe imazhin e Jozefina Topallit.

Kuptojeni mire!

Kur ben altoparlantin e Jozefines, ka veç hallin e vet.

Per hallet e treshes, ka ERTV.

Atje del rregullisht dhe i ve ata dy tjeret qe te shohin vete dhe degjojne live, se si gjithe ministrat i raportojne e shpjegojne se sa mire po u ecin investimet.

Ata te tre jane bashke!

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Edi Rama (@ediramaal)

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!