Rama i nxori foton e sikletshme, Shehi në ABC: Më ka frikë se jam model, do marr 30 mijë vota

schedule19:55 - 10 Mars, 2021

schedule 19:55 - 10 Mars, 2021

Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi i ftuar në Radarin Informativ në ABC përballë gazetares Jonida Shehu i është përgjigjur Edi Ramës, i cili në krahasimin e kandidatëve të tij me të PD-së, i nxori një foto të sikletshme dhe e ironizoi për raportin e tij me pijen. Dashamir Shehi tha se Edi Rama e sulmon, pasi e ka frikë, pasi do të marrë 30 mijë vota në Tiranë. “Unë jam stërvit me këtë zotëri, se ky ka disa vite që e bën. E ka të vështirë, nuk ka lënë letra pa kontrolluar, por për një si unë është e vështirë me gjetur ndonjë defekt, ndonjë që kam e pranoj vetë. Ajo është një foto e marrë nga ndonjë klub me shokët e mi’ tha ai.

Por a është kjo pika e dobët e tij? Shehi e cilëson kryeministrin rrugaç dhe kërkon që shqiptarët të mos bien në grackën e tij. “Nuk ka cfarë thotë tjetër. Dikush nga shokët e mi edhe mund të jetë korruptuar, por për mua nuk ka cfarë thotë. Me ka vendosur përballë me mbesën e Beqir Ballukut. Jam i rezervuar dhe nuk kam ndërmend…Nuk duhet të biem në grackën e rrugaçit. Ne jemi aty për të administruar gjënë publike për të ruajtur paratë e shqiptarëve. Unë gjykoj se jam modeli më i mirë, e nëpunësit që ka 30 vite që i shërben shtetit, jam 30 vite në parlamentin në shqiptar dhe jetoj në katin e pestë të një pallati të filluar nga Enver Hoxha.

Jam doktor shkencash, kam qenë 5 vite ministër nuk më akuzojnë dot për asgjë. Kemi bërë shumë gjëra, por nuk kam parë njeri që lavdëron veten si ky. Nëse shqiptarët gjejnë se ky qenka burrë i ndershëm dhe paska bërë punë le ta votojnë, por më duket idiotizëm i madh ta votojnë, ka 8 vite që nuk ka bërë asgjë. Merret me 7-8 deputetë, se ne na ka frikë. Mua e di që më ka frikë në këtë qytet, këtu në Tiranë dhe besoj se do ja tregoj vendin atij, horrave dhe atij që ka pranë. Një grusht idiotësh. Nuk dua të rreshtohem në atë grup”.

Shehi thotë se do të bëjë një fushatë të pastër duke kërkuar llogari nga kjo qeveri. “Ne do të bëjmë fushatë, fushatë nga të gjitha anët, do të godasim edhe këto. Ne nuk e ruajmë këtë, por po i kthehemi politikës zyrtare normale. Çfarë presin shqiptarët? Që të bëhemi edhe ne si ati, që të merremi me veshjet, pamjet, gratë, historitë e atij? Nuk është kjo politika. Ky ka hedhur një gurë në lumë dhe gjurmojeni edhe ju o budallenj. Ne kemi për detyrë si opozitë, që ti kërkojmë se cfarë ke bërë 8 vite, ku janë rrugët, se milionat kanë ikur?”.

Një këshillë e kishte edhe për Lulzim Bashën. “Uroj që Basha ti mbledhë të mbajë një qëndrim ti orientojë në një linjë, unë po flas për linjën time, një fushatë pozitive. Ne godasim kundërshtarin për hajdutllëkun. Unë nuk po i them se ke dalë në fotografi burrë dhe grua pa brekë, ne po merremi, të kthejë përgjigje ku janë paratë e shqiptarëve? Kush është ky? Më pas marrim angazhimin që ata që janë vjedhur të dënohen”.

Kreu i LZHK-së foli me shifra konkrete te votat që pretendon të marrë. “Pa fund, me mijëra, 30 mijë në Tiranë. I kam më shumë se të sigurta, kam solidaritetin e mijëra qytetarëve. Më ka bërë një nder të madh ky, se kam pasur ndonjëherë këtë solidaritet, nuk kam shumë miq në politikë, por shumë mbështetës. Unë sa herë hyj në zgjedhje në Tiranë kam marrë 10%. Janë simpatizantë të njerëzve që nuk janë korruptuar”.

Po nëse nuk e arrin objektivin? “Nëse nuk do të arrij do i bëhet qejfi zotit Rama do të lumturohet. Po Basha? Kjo nuk ka shumë lidhje, me Bashën kemi bërë një marrëveshje, kemi respektuar marrëveshjen. Nëse votat e njërit kalojnë te tjetri është përgjegjësia e Bashës, jo e imja, se Basha ka komisionerin (edhe brenda kampit)” përfundoi ai./ db/ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!