Rama i spektaklit të humorit në ABC, “Kosheres” ka zhvilluar një mbledhje me ministrat Ulsi Manja, Bledi Çuçi dhe Frida Krifca. Gjatë fjalës së saj, ministrja e bujqësisë shprehet se pas akademisë së barinjve do të bëjnë të mundur dhe masterin shkencor për prashitje.
“Investimet e bujqësisë në kanalet kulluese dhe vaditëse kanë rritur shumë prodhimin. Shkolla e barinjve do të pasohet me masterin shkencor të prashitjes.”, thotë ministrja e Kosheres. Por gjatë mbledhjes, kreu i qeverisë “shpalos” dhe vizionin e tij ndërkombëtar.
/abcnews.al