Rama i hapi derën vaksinës ruse, shefja e programit të vaksinimit: Identike me Astra Zeneca-n

schedule19:38 - 11 Mars, 2021

schedule 19:38 - 11 Mars, 2021

Situata  ka ndryshuar dhe Shqipëria hapi derën edhe për vaksinën ruse dhe atë kineze kundër koronavirusit. Kryeministri Edi Rama autorizoi ministren e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu dhe ministrin e Shtetit për Rindërtim Arben Ahmetaj të negociojë me prodhuesit, shpërndarësit, institucionet e autorizuar apo qeveritë e vendeve prodhuese për të siguruar sasi të tjera dozash anticovid.

Shefja e Programit Kombëtar të Vaksinimit, Erida Nelaj e ftuar në Radarin Informativ në ABC përballë Jonida Shehut u shpreh se vaksina ruse është identike me atë të AstraZeneca-s, nga e cila nesër në Tiranë pritet që të vijnë mbi 38 mijë doza.

Në këtë situata ishte e domosdoshme. Jemi në pandemi duhet të sigurohen vaksina dhe për më tepër këto vendime nuk merren pa u kaluar në këto komitete këshillimore. U diskutuan vaksinat dhe cdo gjë tjetër dhe vaksina ruse është identike me Astra Zeneca” tha ajo.

Po përse tani, kaq vonë? “Kanë qenë shumë të kufizuara, për ne ishte shumë më e lehtë kontrata me COVAX. Sputnik V është identike me Astra Zeneca, por nuk mund ta krahasojmë me Pfzier dhe Moderna” tha ajo.

Aktualisht në Shqipëri kanë mbërritur rreth 32 mijë doza të Pfizerit me të cilat janë vaksinuar  rreth 21 mijë e 600 mjekë e infermierë dhe mbi 4 mijë të moshuar mbi 80 vjeç./ db/ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!