Durrësi është një ndër qarqet ku numërimi i kandidatëve po vijon me ritme të ngadalta. Deri më tani nga 481 qendra votimi në total janë numëruar vetëm 273 qendra.
Sipas të dhënave nga KQZ deri më tani më i votuari është Rrahman Rraja me 7358 vota duke lënë pas dhe kryesocialistin Edi Rama i cili deri më tani ka grupuar 6941 vota, dhe i treti është Jurgis Çyrbja me 4968 deri më tani.
Ndërkohë sa i përket listës së Partisë Demokratike deri më tani më e votuara është një emër jo shumë i njohur dhe që kandido për herë të parë, Andia Ulliri me 5249 vota, në vend të dytë renditet Manjola Luku me 4051 vota, ndërsa i treti është Igli Cara me 3230.
Gjithashtu kujtojmë se PD në Durrës ka siguruar 6 mandate dhe pjesë e listës fituese nuk rezultojnë dy nga më të votuarit, pasi Luku është e 9 në listë ndërsa Cara është i 7.e.su./abcnews.al