VIDEO/ Rama merr dhuratë për ditëlindje nga zëvendës Presidenti i Gjykatës së Hagës

schedule14:05 - 4 Korrik, 2022

schedule 14:05 - 4 Korrik, 2022

Kryeministri Rama ditën e sotme ndodhet për një vizitë zyrtare në Hagë.

Ai ka vizituar Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë dhe ka takuar me zv/Presidentin Kirill Gevorgian.

Rama ka shkëmbyer dhurata me Gevorgian, i cili i dha kryeministrit dy pako.

Ndërsa kryeministri i dhuroi në mënyrë simbolike helmetën e Skënderbeut, Heroit tonë Kombëtar.

Rama feston sot 58-vjetorin dhe me sa duket Gevorgian vendosi ta surprizonte me një dhuratë. Nuk dihet se çfarë kishte brenda, por kryeministri e priti me buzëqeshje./Abcnews.al/