Rama i beson Ardi Veliut detyrën e re në qeveri

schedule10:00 - 10 Nëntor, 2021

schedule 10:00 - 10 Nëntor, 2021

Ish-drejtori i Policisë së Shtetit Ardi Veliu është emëruar në mbledhjen e sotme të qeverisë në postin e ri. Ai do të jetë zv/ ministër i Energjisë dhe Infrastrukturës në dikasterin që drejtohet nga Belinda Balluku.

Në datë 5 Tetor Ardi Veliu i dorëzoi Edi Ramës dorëheqjen nga posti i drejtorit të përgjithshëm të Policsië së Shtetit, që e mbajti për më shumë se tre vite.

Dorëheqja erdhi vetëm pak ditë përpara mbarimit të afatit të vendosur nga kryeministri Edi Rama.

Disa muaj më parë pas ngjarjeve të shumta kriminale në vend, Rama vuri një afat prej 100 ditësh për strukturat e policisë duke thënë se brenda këtij afati ata duhet të vendosnin rendin dhe angazhimin maksimal.

Por ekzekutimi i efektivit Saimir Hoxha në Lezhë dhe atentati me dy viktima në Elbasan i vendosën vulën fatit të Veliut. Në vendin e tij u emërua Gledis Nano./ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!