Rama i besoi ministrinë e Arsimit, Kushi: Jam shumë e befasuar! Nuk e prisja

schedule18:58 - 14 Shtator, 2020

schedule 18:58 - 14 Shtator, 2020

E surprizuar, Evis Kushi u shpreh se drejtimi i ministrisë së Arsimit do të jetë një përgjegjësi e madhe.

Unë ju falenderoj shumë. Jam shumë e befasuar. Nuk e prisja. Është një privilegj shumë i lartë.

Pas 7 vitesh angazhimi politik të jem ministre arsimi, është përgjegjësi e lartë, që të drejtoj sektorin ku kam punuar prej 23 vitesh.

Është privilegj dhe përgjegjësi që të drejtoj ministrinë e Arsimit. Akoma më shumë sepse jam nga Elbasani, që është djep i arsimit, të vijoj stafetën e atyre burrave të mençur, që kanë vendosur themelet e arsimit në Shqipëri” tha Kushi.

Por kryeministri Edi Rama i tha se detyra e re është e natyrshme pas 7 vitesh angazhim me PS-në.

Evis je edhe pak e surprizuar. Detyrat për ne janë, për njerëzit janë, aq më tepër pas gjithë atij angazhimi si përfaqësuese e Elbasanit, edhe në paktin për Universitetin, në raport me problematikat në arsim. Ky është vazhdim i natyrshëm” tha Rama. db/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!