Rama: Hera e parë që nga 1912, një gjyq i paorientuar nga pushteti për të çuar në burg një person të lidhur me politikën

schedule13:37 - 30 Dhjetor, 2024

schedule 13:37 - 30 Dhjetor, 2024

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar gjatë konferencës me gazetarët se është hera e parë që nga viti 1912, që është zhvilluar një gjyq i paorientuar nga pushteti për të çuar në burg një person të lidhur me politikën.

Ai tha se më herët është folur se ka pasur drejtësi në kohën e Mbretit Zog apo dhe në kohën e komunizmit.

“Mos harroni një gjë është hera e parë që nga viti 1912, kur ka pasur Shqipëria në gjyq të paorientuar nga pushteti politik, që ka çuar në burg një person të lidhur me pushtetin politik. Thonë që ka pasur drejtësi të mirë në kohën e Zogut, ka pasur jo për bashkëpunëtoret e Zogut. Më pas për ata që donte apo nuk donte Tigri, e kam fjalën për Tigrin e vërtetë të komunizmit. Pastaj për atë që donte apo s’donte Skifteri”, tha Rama./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!