Mbrëmjen e sotme kryeministri Edi Rama është zhveshur nga kostumi i kryeministrit duke “veshur” atë të analistit.
Drejtuesi i emisionit “Zonë e Lirë” Arian Çani i kërkoi që të komentonte aktualitetin politik, por Edi Rama nuk e pranoi pa hequr kollaren dhe xhaketën e kreut të qeverisë duke i ndërruar Live në emision.
“Tani jam i lirë, do të flas si analist i pavarur. Tani na sillni edhe një kafe turke” tha ai.
/ Abcnews.al