Rama has socialistin e “thekur”: Lëshon rreze drite që na shëron! Mos të bëhet shtëpia, s’të tradhtoj

schedule17:15 - 19 Nëntor, 2020

schedule 17:15 - 19 Nëntor, 2020

Kreu i qeverisë Edi Rama është hasur me një socialist të “thekur” gjatë inspektimit të punimeve për rindërtimin e shtëpive të dëmtuara nga tërmeti në Kavajë.

Ky i fundit deklaroi se nuk do ta tradhtojë partinë e kreut të qeverisë edhe sikur ky i fundit të mos e mbajë premtimin për t’u futur në shtëpi përpara Vitit të Ri.

Qytetari: Je i nderuar dhe i respektuar ti që na vjen dhe na viziton ne dhe lëshon rreze drite që na shëron ne

Edi Rama: Po mbaron shtëpia

Qytetari: Kur të mbarojë të mbarojë. Ne nuk jemi asnjëherë kundër teje. E ke artist atë

Edi Rama: I mirë është i mirë

Qytetari: Nuk të tradhtoj kurrë asnjëherë, edhe kurrë mos mbarofshin shtëpiat! Djali im

Edi Rama: Çuni është? Për vit të ri do hyni brenda

Qytetari: Edhe sikur të mos hyjmë brenda nuk të tradhtoj asnjëherë.

Më pas Rama u ndal edhe në një shtëpi e cila sipas tij po ndërtohet për një demokrat, por kjo nuk ka rëndësi shtoi kreu i qeverisë. “Ky do jetë demokrat, por nuk ka rëndësi. Rëndësi ka të marrë shtëpinë”, u shpreh Rama.  /mv.abcnews.al