Rama “godet” Salianjin: Do të punësoni njerëz për përgjime, për çfarë e doni “Babalen”?

schedule18:14 - 5 Prill, 2021

schedule 18:14 - 5 Prill, 2021

Kreu i socialistëve Edi Rama gjatë fushatës në Korçë ironizoi Ervin Salianjin, i cili është pjesë e listës së PD-së në këtë qark për zgjedhjet e 25 prillit. Rama i kujtoi dosjen “Babale” Salianjit, për të cilin u tha qytetarëve që nuk keni për cfarë ta zgjidhni.

Ishte njëri këtu, i kërnackave, që më ka ngelur në mendje dhe ne merreshim me të, ai ishte yll bote, tani kanë sjellë atë të “Babales” këtu, çfarë do të bëni do të hapni ndonjë qendër këtu për video në Korçë, do të punësoni njerëz për përgjime për manipulime videosh” tha ai.

Në fjalën e tij, kryeministri u ndal sërish duke kritikuar grumbullimet e opozitës në mitingje. “Kjo nuk ka lidhje me fushatën në sensin që ne po mblidhemi pak dhe ata të tjerët shumë, kjo ka lidhje me shëndetin e njerëzve. Vaksinimi masiv është arma e vetme për të shporrur COVID-19 por duhet shoqëruar gjatë gjithë procesit të tij me distancimin.

Shikoni Kosovën, kishte një rënie drastike të numrave, u desh një fushatë elektorale, marshimet rrugëve, grumbullimet e mëdha dhe sot numrat janë rritur dhe numri i humbjeve të jetës ishte rritur. Por nuk është vetëm Kosova, por edhe Mali i Zi.

Bëjnë sikur këtu nuk ka asgjë tjetër përveç ankthit dhe frikës që e ka zënë Edi Ramën nga uragani, çfarë uragani? Uragani i Noc Rrokut”. Në fund një batutë për koalicionin e drejtuar nga PD. “Ajo e atyre është sallatë ruse që vjen era qepë dhe raki”./ db/ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!