Kryeministri Edi Rama ka bërë të ditur se gjatë festave të fundvitit janë marrë masa për garantimin e gatishmërisë së ekipeve mjekësore në të gjithë vendin. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama theksoi gjithashtu se po vijon puna për ndërtimin dhe funksionalizimin e Qendrës Rajonale të Urgjencës Mjekësore në Vlorë.
Në mesazhin e tij, kryeministri u uroi qytetarëve një të diel të mbarë. / abcnews.al /

