Gjobat dhe burgu janë dy nga fjalët që gjatë qeverisjes Rama janë dëgjuar më së shumti. Situata e fundit e krijuar në vend dhe botë prej Coronavirusit, ka detyruar qeverinë të jetë strikte. Për të shmangur përhapjen e COVID-19, janë mbyllur shumë biznese dhe shumë prej tyre presin që qeveria të ndihmojë në përballimin e kësaj krize financiare.
Edhe bota e futbollit ka ndalur. Futbollistët ndodhen nëpër shtëpi dhe presin zhvillimet. Kryeministri Rama sot ka njoftuar që po mendojnë edhe për ata që kanë mbyllur aktivitetet ekonomike.
Tefik Osmani e ka shpërndarë në rrjetet sociale diçka të tillë dhe nuk mungon edhe një batutë prej korçarit: “Rrogat po na i jep, faleminderit. Po na dhe edhe premio, je kryeministri më i mirë në botë”. / abcnews.al