Rama, fushatë në Elbasan: Votoni PS për integrimin e Shqipërisë në BE

schedule18:11 - 28 Mars, 2025

schedule 18:11 - 28 Mars, 2025

Përpara socialistëve të Elbasanit, ku prezantoi kandidatët për deputetë, Edi Rama e bëri të qartë diferencës mes votës për të dhe Sali Berishës.

Kryesocialisti kërkoi votën e demokratëve që më shumë se për mandatin e tij të katërt do të jetë për Shqipërinë në Bashkimin Europian.

“Ju duhet të votoni 5, që me votë të investoni për Shqipërinë në BE dhe të merrni pasaportën e Shqipërisë Evropiane dhe t’i jepni një mësim bufit të kënetës dhe gjithë asaj kënete duke treguar se nuk jeni numëror topi, por kur e ktheni votën në anën tjetër ata ngelen komplet pa asnjë mundësi për të bërë sikur fituan.”

Një përgjigje Rama e kishte edhe për Sali Berishen, i cili mesditën e kësaj të premteje, u shfaq me një buf në konferencën e thirrur me gazetaret.

“Bufi e kishte pranuar sot, kjo është gjë e mirë, kishte thënë se bufi është gjë e mençur që është vlerësuar edhe në lashtësi. Bufin e respektoj vertetë për kënetën e Karavastasë, jemi të gatshëm ta mbështesim bufin, por jo për atë në Tiranë. Bufi i mençur është ai i kënetës, jo ai që proteston në Tiranë. Po jo të na tregojë ne se bëhet Shqipëria Madhështore me Kujtim Gjuzin. Dhe në fakt Kujtimit i merr të keqen ai edhe pse ka një palë musteqe dhe në fakt musteqet i ka madhështore ai.”

Rama tha se Berisha ka hartuar një listë të denjë për opozitë. . E ketu një koment e kishte edhe për Sulën, deputetin që Berisha e la jashtë listave të PD.

“Bufi është përgatitur për opozitë, ndaj Dash Sula u hoq për 12 majin jo për 11 majin, edhe ai kandidati Kavajës u hoq më 12 maj. Se kur bufi të dali më 12 maj zgjedhjet u vodhën, çohuni e të tjerë, zor se Dash Sula do e ndiqe nga pas për të protesutuar dhe kërkuar zgjedhje të reja. Ndaj edhe bufi I kullufiti dhe ngeli gjeli pa listë. Se ka ngelur gjeli tani fushave.”

Në dallim nga lista e socialistëve.

“Kemi bërë një listë e skuadër për të qeverisur sot dhe për të ardhmen, për të treguar se Shqpëria në BE është në duart e një force politike që ka në AND-në e vetë ndryshimin e vetëvetes.”

/ abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!