Kryeministri Edi Rama, fton të gjithë diplomatët dhe profesionistët e marrëdhënieve ndërkombëtare të aplikojnë për të qenë pjesë e Misionit të Shqipërisë në Bruksel.
Në një postim në rrjetet sociale, Kryeministri Rama shkruan se skuadra e Shqipërisë në Bruksel do të rritet në numër dhe ekspertizë.
“Mirëmëngjes dhe me thirrjen publike për të gjithë diplomatët e profesionistët e rinj të marrëdhënieve ndërkombëtare në vend apo ata jashtë vendit, të cilët janë angazhuar me institucione ndërkombëtare, për të aplikuar dhe konkuruar për t’u bërë pjesë e #TeamAlbania4EU në Misionin e Republikës së Shqipërisë në Bruksel, ku përfaqësia jonë do të rritet në numër e në ekspertizë, ju uroj të gjithëve të diel të paqtë”, shkruan Rama në Facebook./abcnews.al