Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Rama flet për turizmin: Mund të gjendemi të ekspozuar, vendet e tjera po ecin me sy mbyllur

schedule15:58 - 12 Maj, 2020

schedule 15:58 - 12 Maj, 2020

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar gjatë konferencës me gazetarët se nuk ka ende asnjë plan për turizmin në vend pasi nuk është e sigurt sa mund të dëmtojë ky proces.

Ai tha se vendet e tjera po ecin me duar përpara dhe me sy mbyllur me shpresën se nuk do takojnë murin.

“Unë e kam thënë më parë, nuk është koha për të folur për këtë çështje por për të vendosur në kontroll situatën me kultivimin e paligjshëm dhe trafikimin, situata tani është vendosur në kontroll.

Mund të gjendemi të mbyllur por shumë më seriozisht të ekspozuar. Nuk është çështja a do hapet turizmi. Problemi është se si. Kam parë projekte, improvizime në vende të ndryshme. Por ecin me duar përpara por me sy mbyllur me shpresën se nuk do takojnë murin”, tha Rama./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!