Rama flet për sfidën e radhës të qeverisë: Të shohim përtej diellit dhe detit, të heqim nga fjalori termin “sezon turistik”

schedule12:16 - 27 Shtator, 2022

schedule 12:16 - 27 Shtator, 2022

Kryeministri, Edi Rama, ka folur për sfidën e radhës të qeverisë shqiptare në lidhje me turizmin në Shqipëri.

Rama tha nga Lalëzi në Durrës se Shqipëria duhet të punojë për të pasur turizëm 365 ditë në vit dhe jo vetëm në verë. Kryeministri tha se qeveria dhe bizneset duhet të shohin përtej diellit dhe deti, duke thënë në këtë mënyrë se është e nevojshme që t’i jepet hov edhe turizmit dimëror.

“Jemi në pak javë, në mos pak muaj na ndajnë nga fillimi i punës për portin më të madh të Mesdheut në Durrës.
Turistët pasi lënë varkat në port konsumojnë shumë. I gjithë ky konsum shkon në rritje pagash e atyre që punojnë në këto shërbime. Po ashtu ka filluar porti i Vlorës, tjetër xhevair. Gjithashtu portet edhe në Sarandë dhe në Shëngjin. Siguria në plazhe . Tragjedia që ndodhi ishte këmbanë e fortë alarmi për këtë punë. Kam shumë besim se me planin e re për të mos lejuara përdorimin e skafeve të vogla kudo. Ngritja e një njesie special për monitorimin e plazhit do të kemi më shumë monitorim. Nevoja për të reformuar administrimin e detit është tani në tryezë. Do të fuqizohet rioja detare, duke tërhequr nga deti institucione që nuk është nevoja të jenë atje. Sfida, Shqipëria të jetë turistike në 365 ditë të vitet. Sot hotelet e Durrësi vazhdojnë të jenë të gjitha plot, kanë rezervime deri në mes të tetorit. Ne duhet të heqim nga fjalori frazën “sezon turistik”. Të investojmë në zhvillimin e sektorit turistik në dimër. Të gjitha kanë punë për të ofruar, paga të larta në sezon por jo gjatë gjithë vitit. Prandaj duhet të shohim përtej diellit dhe detit”, tha Rama./abcnews.al/