Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Rama flet për marrëveshjet me Turqinë: Do na japin një dorë për Gjirokastrën dhe Beratin

schedule09:49 - 6 Shkurt, 2021

schedule 09:49 - 6 Shkurt, 2021

Kryeministri Edi Rama gjatë një takimi me qytetarët në Gjirokastër foli mbi marrëveshjet e nënshkruara me Turqinë për të ndërhyrë në zonat historike të qytetit.

Rama tha se përvoja e turqve në restaurim dhe kapacitetet financiare mund të japin një dorë në Gjirokastër dhe Berat.

“Nëse do kthejmë kokën pas, vetëm në 6-7 vite më parë, dhe do kujtohemi ku ishte Gjirokastra, ankthi i zhdukjes i rrënimit të pasurive të krijuara dhe të trashëguara prej kaq shumë brezash do të ishte më i madh. Sot jemi në kushtet kur Gjirokastra nuk asnjë krahasim me ku ishte më para, 6 apo 7 vitesh.

Ne kemi bërë një marrëveshje me Turqinë për të investuar në mënyrë të konsiderueshëm te objektet e trashëgimisë kulturore, ata kanë ndërhyrë në objektet e kulti, ajo që i kam kërkuar prej disa kohësh është që eksperienca e tyre në restaurimin e zonave historike dhe kapacitetet financiare janë në kushtet që të japin një dorë dhe këu. Kemi rënë dakord për Beratin dhe Gjirokastrën të japin një dorë”, theksoi Rama. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!