Rama flet për jetën në Paris: Çfarë ka Kroacia më shumë se ne, 24 orë ujë për Matin dhe Burrelin

schedule12:57 - 14 Prill, 2021

schedule 12:57 - 14 Prill, 2021

Kryeministri Edi Rama deklaroi se në mandatin e tretë të socialistëve Burrel, Mati dhe gjithë Shqipëria do kenë 24 orë ujë. Rama tha se ky ka qenë premtimi që i ka bërë kryebashkiakut të sotëm të Matit, në momentin kur e ka ftuar të kandidojë në zgjedhjet e shkuara lokale.

“Nëse politika nuk do kishte qenë e duhura do kishim mbetur akoma rrugëve. Kur kam ardhur për herë të parë këtu shikoje boshllëkun e lënë nga politika. Gropa, rrëmujë. Sot ky është një vend që po merr jetë. Sot Mati nuk është gjëkundi në krahasim me atë që ishte. Ëndrra e ujit të pijshëm nuk është një ëndërr që do vazhdojë edhe një shekull tjetër.

 Po investohet me dy ujësjellësa që do e bëjnë Burrelin dhe Matin me 24 orë ujë të pijshëm. Ka nga ata që thonë akoma me ujë të pijshëm merreni. Kur Goni erdhi në bashki e mbaj mend shumë mirë që i thashë që ti do kandidosh. Më tha nëse nuk më premton që do i japim ujë 24 orë matjanëve, të lutem mos ma kërko”, tha Rama.

Ai deklaroi se pas rrugës së Arbrit do të nisë puna për ndërtimin e rrugës Rrëshën-Burrel. Ai përsëriti premtimin për çdo emigrant që kthehet në Shqipëri dhe rindërton shtëpinë e vjetër për ta kthyer në bujtinë.

“Rruga e Arbrit është duke përfunduar. Një ndryshim i jashtëzakonshëm. Fjala e parë që dëgjova. Shumë bukur rruga e Arbrit, por është rruga Rrëshën-Burrel që u bënë nga ata që ishin dhe për 6 muaj e mori era. Sigurisht do e bëjmë edhe atë rrugë. Nuk do flas as për tërmetin, as për virusin por për atë që vjen më mbrapa. Në momentin kur sheh se mund të humbësh njerëzit e tu gjërat e tjera kalojnë në plan të dytë. Kur ti sheh se jeta jote është jashtë rrezikut, gjëja e parë që mendon është po pastaj çfarë ka mbrapa.

Ne do ju japim 5000 euro çdo personi që janë në emigracion dhe duan të hapin shtëpinë e vjetër të gjyshit dhe babës për ta kthyer në një bujtinë dhe për të fituar çdo muaj më shumë se fitojnë me punën për dikë tjetër atje në emigracion. Do bëjmë një amnisti fiskale direkt për kursimet e tyre pa iu kërkuar llogari nëse I kanë mbajtur në bankë apo poshtë jastëkut. Mjafton që të mos jenë para krimi. Agro-Turizmi mban një pjesë të madhe të ekonomisë rurale. Italia rurale është e tëra e mbushur me iniciativat e njerëzve të zakonshëm që e kanë kthyer shtëpinë e tyre në burim të ardhurash të vazhdueshme”, deklaroi Rama.

Ai tha se ëndrrën për Shqipërinë që do  e ka parë me sy hapur që kur ishte emigrant në Paris, duke u ndalur edhe tek jeta e tij atje.

“Këtë do ta bëjmë të shkojmë drejt asaj ëndrre që e kam parë me sy hapur ditën kur e kam vendosur të mos jem emigrant në Paris. Edhe pse jeta ime në Paris nuk ka qenë e vështirë. Maja që unë kam menduar është e arritshme. Çfarë ka Kroacia më shumë se ne. 9 aeroporte dhe vendi i 7-të i Europës. Pse ne të mos jemi kampione të Ballkanit. Edhe në Dibër do kemi një qendër të trajnimit intensiv që brenda 4-muajsh të hyjë në botën e punës pa lëvizur nga shtëpia. Ka sot plot të rinj si një provë që kjo është e mundur. E kemi gjetur Shqipërinë, pa semaforë, pa shtet. Kemi hedhur bazën për drejtësinë dhe një arsim dinjitoz”, tha Rama, duke shtuar se sot sistemi i universiteteve është transformuar totalisht. “Edhe unë e kam të pamundur të fus dikë në universitet me mik se sistemi nuk ta lejon”, deklaroi Rama./mv.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!