Rama: Fitore me notën 10! Populli s’e ndërron qeverinë pa ndryshuar më parë opozitën

schedule23:06 - 14 Maj, 2025

schedule 23:06 - 14 Maj, 2025

Edi Rama zgjodhi Sheshin Skenderbej për tju drejtuar shqiptarëve të cilët i besuan drejtimin e vendit edhe për katër vitet e ardhshme.

I shoqëruar nga bashkëshortja dhe fëmijët, kryesocialisti tha se në 11 maj, shqiptarët zgjedhën të ardhmen europiane.

“Mes dritës së yjeve të Europës dhe errësirës së gropës së një kapeleje fake, Shqipëria zgjodhi yjet. Mes ngjitjes së vështirë në majë dhe rënies symbyllur në humnerë, Shqipëria zgjodhi ngjitjen. Mes korit tonë për Europën dhe një grumbulli radiosh të vjetra me ca tikitake rreth e rrotull, Shqipëria zgjodhi korin tonë.”

Të njëjtën mbështetje Rama thote se e pret edhe nga diaspora shqiptare.

“Edhe pse numërimi vazhdon, është e qartë që shumica jashtë kufijve, mendon njësoj si shumica brenda kufijve, për Shqipërinë që ecën në drejtimin e duhur dhe Shqipërinë 2030 në BE me ne të gjithë së bashku me mua e me Partinë Socialiste.”

E per ti kthyer mbrapsh besimin shqiptarëve, objektivi është I qartë. Shqipëria anëtare në BE brenda 2030.

“Ky ishte mandati më i fortë që na dhanë shqiptarët, po politikisht aq i fortë sa ai i vitit të kthesës në historinë shqiptare, ai i vitit 1992. Ne do bëjmë të pamundur ta bëjmë në këtë mandat po aq historik, duke mbyllur negociatat më 2027 dhe duke vendosur karrigen e Shqipërisë më 2030 si anëtare e BE-së. Kohë e deshi që Shqipëria si një xhevahir i Ballkanit dhe Tiranës kryeqytetit tonë, na ra ne që ta ndajmë për ta çuar drejt perëndimit dhe jo azisë dhe fati na ra ne.”

Rama tha se nuk do të jetë e largët dita kur shqiptarët të qëndrojnë përkrah europës, lidërët e së cilës do të zbarkojnë të Tiranë, duke nisur nga enjtja.

“Shqipëria e tre ditëve që vijnë do të jetë në kuptimin e vërtetë të fjalës, qendra e Europës dhe paskëtaj do ta nisë javën e re me një imazh edhe më të mirë, edhe më të fortë, edhe më krenar, si Europa e Ballkanit që do të jetë lajtmotivi, do të jetë inspirimi, do të jetë burimi i të ghjithë energjive dhe patjetër forca e këmbënguljes sonë për katër vite të tjera me radhë.”

Gjatë fjalimit të fitores, një mesazh Rama e kishte edhe për kundërshtarët politikë, të cilët në pësuan humbjen më të thellë të dy dekatave të fundit.

“Sot është një Shqipëri krejt tjetër nga ajo dje dhe as për ata që nuk duan ta kuptojnë që ky popull nuk ka për të ndryshuar qeverinë që ka, pa ndryshuar më parë opozitën që nuk do.”

Ndërsa për të rinjtë, që do ti bashkohen parlamenti të ri, mesazhi i Ramës ishte i qartë.

“Unë dua t’i përgëzoj udhëheqësit e partive të vogla opozitare, bënë betejat e tyre. Uroj të mos ecin në gjurmët e opozitës së vjetër, por të rriten si alternativa.”

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!